HERZWILL është agjenci e marketingut që ndërthur kaosin e kreativitetit me disiplinën e biznesit. Ne i ndihmojmë bizneset të arrijnë sukses të matshëm përmes shërbimeve të menaxhimit të brandit, menaxhimit të kampanjave, konsulencës strategjike dhe trajnimeve të marketingut.
Në treg operojmë prej 5 vitesh, duke realizuar mbi 200 projekte për më shumë se 50 klientë nga sektori privat në Kosovë dhe jashtë saj, si dhe për rreth 20 organizata.

Shkelzen Mahmuti
Shkelzen Mahmuti është bashkëthemelues i HERZWILL dhe një ekonomist me mbi një dekadë përvojë pune në sektorin privat dhe publik. Me një pasion të theksuar për planifikimin strategjik, ai i ndihmon bizneset të lidhin aktivitetet e marketingut me objektivat e tyre biznesore, duke kontribuar në një sukses të qëndrueshëm.

Asdren Buqezi
Asdren Buqezi ështe bashkëthemelues i Herzwill dhe mban pozicionin e COO në kompani, duke sjellë një përvojë 6-vjeçare në fushën e marketingut, medias dhe artit. Roli i tij përqendrohet në menaxhimin e brendshëm të projekteve dhe koordinimin e ekipeve menaxhuese, duke kontribuar në zhvillimin strategjik dhe operacional të kompanisë.