Rreth nesh

HERZWILL është një agjenci marketingu që ndërthur kreativitetin me disiplinën e biznesit. Ne i ndihmojmë bizneset të arrijnë rezultate të matshme përmes shërbimeve të menaxhimit të brandit, menaxhimit të fushatave, konsulencës strategjike dhe trajnimeve në marketing. Në treg operojmë prej 5 vitesh, duke realizuar mbi 300 projekte për më shumë se 50 klientë nga sektori privat, si në Kosovë ashtu edhe jashtë saj, si dhe për rreth 20 organizata.

Asdren Buqezi

Asdren Buqezi ështe bashkëthemelues i Herzwill dhe mban pozicionin e CEO në kompani, duke sjellë një përvojë 6-vjeçare në fushën e marketingut, medias dhe artit. Roli i tij përqendrohet në menaxhimin e brendshëm të projekteve dhe koordinimin e ekipeve menaxhuese, duke kontribuar në zhvillimin strategjik dhe operacional të kompanisë.

Shkelzen Mahmuti

Shkelzen Mahmuti është bashkëthemelues (Co-Founder) i HERZWILL dhe një ekonomist me mbi një dekadë përvojë pune në sektorin privat dhe publik. Me një pasion të theksuar për planifikimin strategjik, ai i ndihmon bizneset të lidhin aktivitetet e marketingut me objektivat e tyre biznesore, duke kontribuar në një sukses të qëndrueshëm.